Vajza dhe gruaja e denoncojnë për dhunë, vlonjati i "shpëton nga duart" policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2021, 15:49
Policia e Vlorës është vënë në kërkim të një shtetasi i cili akuzohet për dhunë në familje.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ky shtetas dyshohet se ka dhunuar në banesë bashkëshorten dhe vajzën.
Këto të fundit kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje, por burri ka mundur të largohet.
Policia është vënë në ndjekje të tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, 21 janar, në lagjen "Karabash" mbi zonën e spitalit rajonal të Vlorës.