Hasimja: Shumë herët për sondazhe. Ja pyetja e madhe e zgjedhjeve të 25 Prillit

Teksa komentoi rezultatet e sondazhit të djeshëm të IPR Marketing dhe RTV Ora dhe publikuar në "Tempora", pedagogu Ermal Hasimja u shpreh se, i beson më shumë rezultateve të sondazheve që zhvillohen pak ditë para ditës së zgjedhjeve pasi sipas tij, tre muaj përpara është shumë herët për të marrë një përgjigje të saktë nga qytetarët.

Ndërkohë, Hasimja shtoi se, pyetja e madhe e këtyre zgjedhjeve është nëse gara do të ndahet me 1 ose 2 deputetë apo gjërat do të ndahen më qartë.

“Nuk i besoj sondazheve që bëhen në Shqipëri. Sidomos sondazheve në këto momente. Është shumë shumë herët. Duhet parë ndonjë sondazh që është të themi, 5 deri në 10 ditë përpara, ato janë më shumë të besuara sepse përmblidhen gjërat dhe ka njerëz që ngurojnë të flasin ose ende nuk e kanë krijuar mendimin e tyre. Ka plot të tillë në Shqipëri.

Unë mendoj që, gjithsesi, pesha e tjerrjes së pushtetit do të ndjehet fuqishëm në këto zgjedhje. Pastaj pyetja është se çfarë rezultati do të japë kjo. A do të jetë një betejë që do të bëhet për 1 ose 2 deputetë apo do të jetë diçka që do ti prejë gjërat më qartë për të gjithë. Kjo është pyetja e madhe".

Lexo edhe:

Sondazhi i “Noto” dhe “RTV Ora”/ Murati: S’ka reflektim. Edhe pas 8 vitesh në opozitë, PD 10% pas PS

Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës