Bardhi-Ballës: Diversione idiote, çdo sondazh ju nxjerr humbës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi replikon në distance me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Të vendosur përballë njëri-tjetrit si drejtues politikë të dy partive në qarkun e Elbasanit, Bardhi i është përgjigjur Ballës duke i thënë se diversionet politike nuk e ndalin dot ndryshimin.

Teksa i referohet edhe sondazhit të mbrëmshëm në RTV Ora, numri dy i selisë blu shprehet se“çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill”.

Lexo edhe:

Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës

"Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill!

Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kanë vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill.

Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!", shkruan Bardhi.

Lexo edhe:

Sondazhi i Noto-s dhe një analizë e munguar