Tenderat në "sitën" e SPAK, Kraja kërkon më shumë prokurororë

Prokurimet në tendera por dhe dosjet që i përkasin krimit të organizuar do të jenë në qendër të vëmendjes së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Në Komisionin e Ligjeve kreu i SPAK kërkoi shtesë të numrit të prokurorëve, me qëllim përballimin e ngarkesës me të cilën po përballet ky institucion një vit pas krijimit

“Janë shtuar çështjet që kanë të bëjnë me prokurime publike, shkelje të barazisë në tendera. Është një numër I madh rastesh që kanë të pandehur deri në 70 të pandehur. Vetëm për një vit janë regjistruar 350 procedime penale të reja. Ka pasur ngarkesë dhe me letërporositë e ardhura nga jashtë. Kemi 70 kërkesa.

Mbështetjen për të kërkuar më shumë prokurorë Kraja e ka gjetur dhe në strukturën me të cilën ka punuar më parë prokuroria e krimeve të rënda

“Kjo prokuroria në statistikat e saj ka pasur 150 – 200 çështje në vit që I ka hetuar. Dhe për këtë ka pasur 26 prokurorë”

Pasi analizoi situatës e ngarkesës aktuale me çështje kreu i SPAK kërkoi që prokuroria të ketë 20 prokurorë nga 13 që janë aktualisht, kërkesë që u konfirmua se do të plotësohet nga Komisioni parlamentar i Ligjeve

Aktualisht SPAK ka në dorëzim dosjet e pa shqyrtuara të paraqitura prej OFL së cilës tashmë i ka përfunduar mandati. Ndaj deputetët pranuan të shtyjnë afatin për hetimin e plotë të tyre dhe dorëzimin në gjykatë