Katër të vdekur dhe 670 të infektuar nga Covid, ja qytetet ku janë identifikuar rastet e reja

Vijon numri i lartë i infeksioneve nga Covid 19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 670 raste të reja në 3331 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol.

Ndërkohë katër pacientë e kanë humbur betejën me virusin duke ndërruar jetën.  Bëhet fjalë për 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (20 Janar 2021)

Raste të reja ditore        670

Të shëruar në 24 orë     505

Të shtruar në spitale     279

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore              3331

Testime totale            321,372

Raste pozitive             69,238

Raste të shëruara         41,969

Raste Aktive                25,978

Humbje jete                 1291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15156

Fier                  1953

Durrës              1444

Shkodër           1320

Elbasan            1055

Vlorë   1019

Lezhë   962

Korçë               874

Berat    812

Dibër  506

Gjirokastër 502

Kukës    375