Nje sondazh i kompanise IPR Marketing, e cila ka qene me e sakta ne zgjedhjet e fundit, kaloi pa u komentuar nga mediat e Rilindjes. Te njejtat media qe ngriten teza dhe dolen ne perfundime per shoqerine bazuar ne sharlatanizmat e Baton Haxhiut.

Do ishte e udhes t’i permendnim disa perfundime logjike te rezultateve te sondazhit, i cili do duhej te ishte i permuajshem per te matur pulsin e popullates jo vetem per çeshtje politike po edhe per shqetesime sociale.

1 – Partia Socialiste perballet me nje renie prej 5% ne shkalle kombetare (65 mije votues) dhe nje dobesim te theksuar ne Durres, aty ku rindertimi u propagandua si suksesi me i madh. Kjo e rrezon tezen se populli eshte budalla besnik dhe votat tradicionale mbeten konstante.

Lexo edhe:

Sondazhi në Rtv Ora: Nëse votohet sot, opozita e bashkuar parakalon PS, fituese për Durrësin

2 – Partia Demokratike shenon rritje. Kjo tregon se elektorati qe e braktisi ne 2017 per shkak te zerave te bashkeqeverisjes po fillon te rikthehet. Sa me e forte opozita dhe protestat, aq me i shtrenguar elektorati.

3 – LSI nuk eshte drejt zhdukjes. Pavaresisht propagandes rilindase LSI nuk bie ne shifrat 1-2% por gjendet ne kuotat e saj te zakonshme parazgjedhore. Ne zgjedhje kjo force politike performon gjithmone me mire se ne sondazhe duke shfrytezuar me se miri rrjetin klientelist pa vargonjte e strukturave te kalcifikuara te patronazhit te partive te medha.

4 – Partite e tjera dalin me rezultat nga 6-10%. Ky potencial kombinuar dhe me 30% te pavendosur tregon se ka nje uri te madhe per parti te reja te pakonsumuara nga korrupsioni. Kjo e rrezon tezen qe populli eshte apatik, Shqiperia nuk behet, njerezit nuk marrin vesh, askush s’e do ndryshimin.

Nen driten e ketyre te dhenave, te cilat do duhej te plotesoheshin dhe kombinoheshin me te dhena te tjera te bazuara mbi grupmoshat, zonat zgjedhore, nivelin ekonomik etj.

Forcat politike perballen me nje numer sfidash.

A do jete PS e afte te ndale hemorragjine dhe te shtrengoje radhet, pa u demtuar nga skandalet e njepasnjeshme si ky i fundit me vjedhjen e portofolit ne spital?

A do binden zgjedhesit se Edi Rama deshtoi ne implementimin e reformave te shpresuara apo do dorezohen ndaj idese qe “kjo eshte Shqiperia, s’kemi ç’bejme”?

A do jete PD e afte te rishpike veten dhe te ofroje nje fytyre te re?

A do jete e afte te marre nje fete te rendesishme te te pavendosurve te emancipuar dhe te rinjve?

Apo do i dorezohet idese qe jane te gjithe njesoj dhe ketu s’ka shprese?

A do jete LSI e afte te riperserise suksesin e shkuar? Apo do e braktisin pragmatistet dhe figurat e konsumuara?

A do jene FORCAT E REJA te afta te mbajne mbi supe pritshmerite e publikut?

A do kene vullnetin per opozite te gjate?

Apo do marrin ndonje kocke paszgjedhore per ta rikthyer apatine dhe depresionin social tashme te zakonshem?

(Marrë nga faqja “Lolita” në Facebook)

Lexo edhe:

Sondazhi Rtv Ora & Noto jehonë kudo, më i besueshmi