Tomorr Alizoti caktohet drejtues politik i Beratit Mziu shkon në Dibër

Mësohen dhe dy emrat e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës dhe të Beratit. Tomorr Alizoti  do të drejtojë fushatën në Berat ndërsa siç u përfol Xhelal Mziu do të drejojë demokratët e Dibrës.

Partia Demokratike, zyrtarizoi edhe dy drejtues të tjerë politik Tomorr Alizotin në Berat dhe Xhelal Mziun ne Dibër. 

Mziu ka qenë një pikë e fortë e PD në zonën e Kamzës aty ku ishte disa mandate kryebashkiak dhe ka udhëhequr shumë beteja elektorale të PD.

Sot ai është përballë Olta Xhaçkës së Partisë Socialiste, ndërsa shprehet i vendosur për një rezultat rekord në atë qark të kthyer në simbol të shit-blerjes së votës, për shkak të dosjes 184.

"I bëj thirrje Xhaçkës të rrijë aty  të përballet e të lexojë me sytë e saj humbjen që ka marrë ndonjëherë PS në fushatë." u shpreh Mziu.

Xhelal Mziu angazhohet për një fushatë të fortë dhe afër qytetarëve, ndërsa thotë se si drejtues politik, do minimalizojë rrezikun për të përsëritur 2016, ku siç thotë edhe drejtësia votat u blenë masivisht.

"Jam i gatshëm për tu përball me këtë sfidë dhe për ta mundur të keqen. Jam i sigurtë që do të marr një fitore spektakolare që do rikthejë rezultatin që ka pasur qarku I Dibrës në 2009" u shpreh Mziu.

Lulzim Basha ende nuk ka caktuar drejtues politik ne qarkun e Kukësit dhe të Gjirokastrës ndërsa më herët  u konfirmuan në krye të fushatës në Shkodër, Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë.