“Ditët e qeverisë të numëruara” Basha-Ramës: Tirja e qeverisë! BE do na ndihmojë për planin ekonomik

Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama menjëherë pas konferencës për sistemin tatimor, duke e cilësuar atë si “Tirja i qeverisë”. Basha tha se ekonomia është në krizë ndërsa premtoi një plan për rimëkëmbjen  dhe integrimin e vendit.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qeveria e tij i  ka ditët e numëruara.

Në 8 vite, tha ai, socialistët  kanë mbjellë vetëm korrupsion, vjedhje dhe varfëri.

Lulzim Basha tha se  Edi Rama i ka rritur taksat duke ju marrë shqiptarëve 3 miliardë euro më shumë.

Basha: Ditët e kësaj qeverie janë të numëruara. Tirja e qeverisë që iu ka marrë paratë qytetarëve shqiptarë, iu ka marrë paratë familjeve shqiptare, ku 96% e tyre paguajnë më shumë taksa. I ka marrë para biznesit shqiptar, ku këto para në vend që t’i kthejnë në shërbime, në investime ia ka dhënë një grushti klientësh të vetët, nuk mundet më të fshihet dhe as të fshehë më vetën e tij duke fajësuar këdo. Përfshirë edhe BE.

LEXO EDHE:  Sot në 21:00 Rtv Ora dhe Notto sjellin sondazhin e parë kombëtar

Lideri i opozitës, tha se tashme është koha për ndryshim dhe vendit i duhet alternativa e PD-së.

Basha: Është koha për ndryshim. Është koha për ta larguar këtë qeveri dhe këtë kryeministër të papërgjegjshëm që është shkaktari dhe burimi i kësaj krize. Ne kemi një plan konkret ekonomik. Së bashku me shqiptarët më 25 prill do të heqim të keqen dhe do të nisim rrugën e ndryshimit. Në këtë rrugë ndryshimi partnerët tanë strategjikë, përfshirë BE do të na ndihmojnë për një plan ekonomik.