Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës
Rëndohet bilanci i jetëve të humbura si pasojë e aksidenteve rrugore gjatë muajit janar.
Një person që udhëtonte me një motorcikletë u aksidentua për vdekje në Shkodër.
Viktima u identifikua si si Lazer Lukani, 68 vjeç, banues në fshatin Ashtë.
Goditja ka qenë e fortë, e për pasojë drejtuesi i mjetit tip “Benz” i identifikuar si shtetasi H. M përfundoi në kanalin anësor të rrugës të mbushur me ujë, ku ai ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në polici për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Aksidentet rrugore janë kthyer në një shqetësim, pasi në dy javët e para të vitit të ri kanë humbur jetën 12 persona për këto shkaqe, ndërsa janë dëmtuar dhjetëra të tjerë.
Më tragjiku ishte ai i regjistruar pasditen e të enjtes ku një familje nga Kosova u shua pas përplasjes së makinës me të cilën udhëtonin me një kamion.
Nga përplasja fatale shpëtoi shoferi i kamionit si dhe fëmija 3 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Siguria rrugore është kthyer në një problematikë të vazhdueshme, të cilën qeveria ka menduar ta japë me koncesion gjatë këtij viti, si një mundësi për menaxhim më të mirë.