Siguria ushqimore në markete, AKU paralajmëron konsumatorët: Bëni kujdes

Mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV ORA ishin të ftuar, presidenti i Qendrës së Eksportuesve, Alban Zusi, inspektorja e Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, Yllka Allaraj dhe gazetarja, Sonila Musaj, ku folën për sigurinë e produkteve ushqimore në marketet dhe supermarketet e vendit.

Inspektorja e AKU-së Yllka Allaraj, ndër të tjera foli dhe për mënyrat se si mund të arrijmë të kuptojmë cilat ushqime janë të freskëta dhe cilat jo.

 Ajo tha se të gjithë konsumatorët duhet të tregojnë kujdes me ngjyrën, konsistencën, prishjen e strukturës edhe aromën e produktit përpara blerjes së tyre.

LEXO EDHE:  Sot në 21:00 Rtv Ora dhe Notto sjellin sondazhin e parë kombëtar

"Të gjithë jemi konsumatorë, pastaj jemi dhe inspektorë. Pikë së pari duket në impaktin e parë që jep një produkt. Kur futen në market dhe supermarket qytetari duhet tëshikojë, si është produkti, formën, ngjyrën, konsistencën dhe aromën. Përfshirë edhe kushtet e ruajtjes dhe kushtet e tregtimit. Këto janë elementët që jep në impaktin e parë kur konsumatori hyn në një subjekt ushqimor.

Më pas, sigurisht që duhet të fokusohet te etiketa, etiketa është një e dhënë ku janë të gjitha elementet ku konsumatori mund të marrë një informacion për të gjitha vlerat që mund të ketë produkti. Madje me këtë VKM e re 434 që ka hyrë në fuqi në 19 korrik të 2020 është një risi pasi aty janë shtuar përbërësit dhe alergenët. Të lexohet etiketa, të marrin të gjithë informacionin e duhur dhe të shikojnë të gjitha kushtet e tregtimit"- thotë ajo.