Tentuan të transportonin tre emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona në Jorgucat

Dy persona kanë rënë në pranga e policisë në Gjirokastër, pasi tentuan të transportonin tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit J. Z., 31 vjeç dhe A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të fshatit Jorgucat, u kapën duke transportuar me automjetin tip "Lancia", 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe tre aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.