I riu nga Shijaku lëvizte me pistoletë poshtë sediljes së shoferit, ndalohet tek bulevardi "Gjergj Fishta"
Një 24 vjeçar është arrestuar pasi në makinë iu gjet një pistoletë.
I riu nga Shijaku ishte në makinë me një shok të tij kur policia ushtroi kontroll dhe I gjeti pistoletën dhe 10 fishekë poshtë sediljes së shoferit.
“Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Beretta" dhe 10 fishekë” informon policia e shtetit.
Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin "Gjergj Fishta", gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.
J. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" u arrestua ndërsa u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.