Temperatura disa gradë nën zero e vranësira, parashikimi i motit për sot

I gjithë territori i vendit do të mbetet nën pushtetin e kushteve të qëndrueshëm atmosferike edhe këtë të martë. Në zonat malore do të paraqiten edhe vranësira.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat -11 deri në 8 gradë celsius.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.