Dhunoi dhe kërcënoi bashkëjetuesen, prangoset beratasi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2021, 09:08
Një 39 vjeçar është vendosur në prangat e Policisë së Beratit pas dhunës fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Sipas Policisë, është arrestuar S.R., 39 vjeç, banues në Berat, pasi vazhdimisht ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëjetuesen me iniciale E.H..
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Dhuna në familje".