Vasili: Grekët dhe shqiptarët janë i njëjti popull që kanë ardhur nga i njëjti trung, nga pellazgët

I ftuar në PolitiKon nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori dhe regjizori Laert Vasili u shpreh grekët dhe shqiptarët janë i njëjti popull që kanë ardhur nga i njëjti trung që janë pellazgët.

Vasili: Grekët dhe shqiptarët janë i njëjti popull që kanë ardhur nga i njëjti trung që janë pellazgët. Në rrethinat e Athinës arvanitasit flasin shqip, sidomos pleqtë. Greqia ka pasur kryeministra arvanitas.

Ata që zemërohen nga kjo deklarata le të zemërohen, por duhet lexuar historia. Është ngritur një urrejtje vëlla vrasëse nga qarqe të caktuara. Këta popuj kanë dhënë jetën për një truall të përbashkët dhe ka pasur përpjekje për një konfederatë ballkanike me Shqipërisë dhe Greqisë.