Skandali në Lezhë, flet 80-vjeçari që u dhunua nga punonjësi i rrugës: I thashë hiqe lopatën, ai mori shkopin dhe...

Një 80-vjeçar është dhunuar me sende të forta në Lezhë,  në derën e shtëpisë së tij nga punonjësi i një firmë që po kryente punimet në rrugën pranë.

Këto pamje tregojnë dhunën që pësoi nga një punonjës i një firme që kryente punime në Lezhë, qytetari Kostandin Kapedani.

I moshuari shihet aty teksa goditet me sende të forta para banesës së tij në lagjen "Gurra".

Me shenja të goditjeve në fytyre ende të dukshme, ai tregon se u sulmua pasi  dalë tu kërkojë punëtorëve të tregonin kujdes mos i dëmtonin objektin.

"Ai kishte lopatën në dorë, i thashë hiqe dhe mos punoni më këtu. Pastaj ai mori shkopin dhe ja si më bëri."

80-vjeçari, punon si mirëmbajtës i Kishës Ortodokse thotë se ngjarjen e denoncoi në Polici, por sipas tij blutë e nxitën që ta falë dhunuesin.

"Bëra denoncimin në polici.I thashë e kam falur, policia në vend që të merrej me atë, më pyeste mua."

Policia e Lezhës zyrtarisht nuk ka dhënë asnjë reagim për këtë skandal dhune të denoncuar nga kryetari i FRPD-së në Lezhë.

LEXO EDHE

Lezhë, qytetari sherr me punëtorin në mes të ditës për punimet në rrugë