Tre km nga Gjegjani i Pukës, ja ku u gjet makina e djegur e biznesmenit të zhdukur italian

Policia shqiptare është duke hetuar në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pacorelli, i cili ka humbur gjurmët më 6 janar.

Sipas hetimeve 45-vjeçari ka marrë me qira një makinë në Rinas por ky automjet u gjet i djegur në zonën e Pukës mbrëmjen e 7 janarit 2021.

Ora News sjell pamje nga vendi ku u gjet i djegur makina në një zonë 3 km pa vajtur në Gjegjan, segmenti Rreps - Fushë Arrëz.

Në vendngjarje ka ende gjurmë të makinës së djegur.

Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marë me qira.

Në makinë janë gjendur një orë e djegur dhe dy kocka, por nuk është gjendur trupi i dekompozuar nga djegia.



Lexo dhe: Pistat e hetimit

Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria e Pukës janë duke hetuar mbi rrethanat e zhdukjes së tregtarit Italian, i cili ka humbur kontaktet dhe gjurmët që prej datës 6 janar.

Ora News ka mësuar se sipërmarrësi kishte hapur një biznes kozmetike në Vlorë ndërkohë që një nga pistat e hetimit janë edhe problemet e tij me biznesin në Itali.