Spaho caktohet drejtues politik i PD në Korçë, Mziu në Dibër

Edmond Spaho do të jetë drejtues politik i PD-së për qarkun e Korçës.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Partisë Demokratike.

Spaho do të jetë edhe në listën për deputet.

Ditën e sotme u zgjodh edhe përfaqësuesit politik në Lezhë, i cili është Mark Marku.

Ndërkohë burime për Ora News bëjnë me dije se është zgjedhur edhe drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, duke ia besuar këtë detyrë ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.