Banesën ia shembën për të ndërtuar Unazën e Madhe, më pas e braktisën

Ky është Mahmut Imallari 60 vjeç i cili prej gati një viti jeton me qira.

Banesën  e tij në "Astir"e kapi projekti i unazës së madhe duke e lënë atë pa shtëpi.

"Shtëpia ime ka qenë aty te grumbulli i dheut ,është mbushur plot me dhe aty jam jetoj me qira jam 60 vjeç s'kam kohë të bëj shtëpi më" shprehet ai

Edhe pse në proces legalizimi pas shembjes së shtëpisë nga shteti nuk ka marrë asnjë ndihmë.

"Bonus jo po të më kishte ardhur një njeri unë jam nga Bashkia ose nga Qeveria ,si e ke hallin shteti mos më lërë në rrugë sikur nuk jam i këtij shteti" thotë ai

Jo vetëm bonusin e qerasë por edhe shtëpinë sociale siç ju premtua nuk ka arritur ta marrë.

"Pallati është 10 metra larg shtëpisë sime pse nuk më futen atje një hyrje do më jepte " shprehet ai

Më tej ai tregoi se jeta e tij ndryshoi ndërsa nga shteti nuk ka më shpresë.

"Edhe refugjat  çdo botë ku shkon të marrin të strehojnë neve na kanë lënë jashtë"

60 vjeçari thotë se ka qenë taksapagues i rregullt asnjë punonjës bashkie nuk ka shkuar ta trajtojë si rast ndërsa i lodhur nga sorollatjet mendon të largohet nga Shqipëria.

"Të më jepet mundësia të iki s'rri këtu më mirë në Serbi të shkoj në Serbi, jam i nderuar këtu s'na respekton njeri na shtypin të varfërin po e shtypin ai  që ka lek jeton këtu " shton ai

Si rasti i Mahmut Imallarit, janë të shumtë familjet që pas shembjes të shtëpive kanë ngelur në qiell të hapur duke mos marrë asnjë zgjidhje nga Bashkia Tiranë .