VIDEO/ Vllaznia me hap kampioni, zhyt Kukësin në krizë; Teuta s’gabon përballë Bylisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2021, 19:49
Java e 14 e Kategorisë Superiore ka nisur pasditen e sotme me dy sfidat Kukësi-Vllaznia dhe Teuta-Bylis.
Shkodranët arritën një tjetër fitore duke thelluar diferencën me ndjekësit dhe duke hedhur kandidaturën zyrtarisht për titullin kampion.
Skuadra e drejtuar nga Brdariç triumfoi në “Elbasan Arena” 0-1, falë golit të Arlind Kalasë në minutën e 58.
Me këtë tre pikësh Vllaznia ngjitet në kuotën e 32 pikëve, ndërsa thellohet kriza te Kukësi që mbetet në kuotën e 17 pikëve.
Goli i Vllaznisë:
Në sfidën tjetër, Teuta fitoi pastër 2-0 përballë Bylis duke e mbajtur në -9 pikë diferencën me Vllazninë.
Për durrsakët shënuan Vila (’28) dhe Gruda (’66).
Nesër në 13:45 luhen sfidat e tjera:
Skënderbeu-Partizani
Tirana-Kastrioti
Apolonia Laçi.
/a.r,OraNews