Vijon emergjenca e dëmtimeve te Milan, Theo dhe Çalhanoglu nuk stërviten me skuadrën

Vazhdon emergjenca te Milaan sa i përket dëmtimeve të futbollistëve.

Para transfertës me Cagliarin, e programuar për tu luajtur të hënën mbrëma dhe që mund ti dhurojë skuadrës së Piolit titullin “kampion dimri”, kuqezinjtë rikuperojnë Zlatan Ibrahimoviç që nuk luan që nga transferta e Napolit, por rrezikon të humbasë dy lojtarë kyç: Theo Hernandez dhe Hakan Çalhanoglu.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dy futbollistët nuk janë stërvitur me skuadrën, ndërsa Pioli po mendon ti zëvendësojë me Diogo Dalot dhe Brahim Diaz, njësoj si në ndeshjen kundër Torinos.

Calabria do të vendoset sërish në mesfushë, ndërsa do të grumbullohet edhe blerja më e re, Meite.

Kujtojmë se, për shkak kartonash, Milan nuk do të ketë të gatshëm as sulmuesi Rafael Leao.