100-vjetori i Kongresit Bektashian, Samarxhi: Nevojë e kohës, nuk ishte thjesht një event fetar

Është përkujtuar ditën e sotme 100-vjetori i Kongresit të Parë Bektashian në Shqipëri.

Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në Ora News, ishte gazetari i njohur për çështjet fetare Ferdinand Samarxhi.

Ky i fundit vlerësoi figurën e këtij komuniteti në Shqipëri duke u shprehur se besimi i tyre në Zot lidhet shumë edhe me dashurinë ndaj Atdheut.

Ferdinand Samarxhi: Ky kongres që u mbajt në Prishtë nga 14-17 janar nuk ishte thjesht event fetar. Që të kuptohet edhe nga shikuesit, ata që ndjekin dhe nga besimtarët e të gjithë besimeve në Shqipëri.

Nisur nga konteksti historik ku u zhvillua Mendoni që jemi në vitet 1920 ku nga periudha e pavarësisë më 1912 deri në 1920 ishte një çoroditje e shoqërisë shqiptare, një anomali dhe shteti shqiptar akoma nuk ishte konsoliduar, ky kongres ishte si një nismë, një aksiomë e madhe që u ndërmor vetë nga klerikët, nga baballarët bektashianë, kjo është meritë e bektashianëve. Duke patur atë devisën e tyre, atë të Profetit Muhammed “Pa atdhe nuk ka fe”, ata e mitizojnë atë aq shumë sa për ta Atdheu është mbi fe. Domethënë, pa atdhe nuk ka fe.

Është një besim i veçantë. Një tarikat më saktë. Në besimin islam por është tarikat. Në këtë kuptim, në këto kushte dhe rrethana historike që ishte Shqipëria, pa institucione, pa ligje, parlamenti nuk kishte marrë asnjë vendim, siç thuhet edhe në veprën e Baba Tomorrit, bektashizma ishte e nevojshme, ishte një thirrje e kohës".

Në Kongresin e parë, më 17 janar 1921, Këshilli Atnor Bektashian vendosi Autoqefalinë duke bërë që bektashinjtë të ishin të parët që shkëputën lidhjet e drejtimit nga jashtë.

Lexo edhe:

Përkujtohet 100 vjetori i Kongresit të Parë Bektashian