Kupa e Italisë/ Kualifikohet Spali i Berishës, në çerekfinale i pret Juventusi

Etrit Berisha dhe Spali i tij kualifikohen për në çerekfinalet e Italisë.

Skuadra ku luan portieri i Kombëtares fitoi 0-2 përballë Sassuolos falë dy golave në fillimin e pjesës së dytë me autorë Missiroli 49’ dhe Dickmann në 58’.

Kujtojmë se Sassuolo e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq Djuriçiç në minutën e 47.

Në çerekfinale Spal do të përballet me Juventusin që dje triumfoi përballë Genoas.

Kujtojmë se Etrit Berisha ishte në fushë që nga minuta e parë.