VIDEO/ Deklarata e ish yllit të Kombëtares që bëri gazetarin të kapte kokën me duar

Ish ylli i Dinamos dhe Kombëtares, Eduard Abazi, në një intervistë për emisionin “Sport Magazine” në Ora News nga Portugalia, ndër të tjera foli edhe për mallin që ka për Shqipërinë.

Ai rrëfeu se ka rreth 30 vjet që nuk vjen në Shqipëri, duke dhënë edhe arsyet.

Kjo përgjigje habitit gazetarin Altin Sulçe, i cili vuri duart në kokë.

Altin Sulçe: Duket Edi që e ke ndryshuar edhe pak theksin se natyrisht ke kaq vite. Unë isha fëmijë kur bëhe gola me Kombëtaren. Sa vjet ke që nuk vjen në Shqipëri?

Eduard Abazi: Unë kam nja 30 vjet që nuk vij në Shqipëri

Altin Sulçe: Sa?!

Eduard Abazi: 30.

Altin Sulçe: 30 vjet?! I bie 29 se golin e fundit e ke shënuar në vitin 1992.

Eduard Abazi: Unë kam ardhur me ekipin kombëtar por kjo nuk është e ardhur...

Lexo edhe:

Eduard Abazi tregon marrëdhënien me Ronaldon dhe Rudi Völler

Eduard Abazi bëri debutimin e tij në ligë me Dinamon në vitin 1985. Ai ka qënë një nga lotjarët e parë shqiptarë që u larguan nga vendi pas hapjes së dyerve në vitin 1990, duke luajtur me klube elitare si Hajduk Split, S.L. Benfica, Boavista FC dhe Manchester City.

Gjatë karrierës së tij Abazi ka zhvilluar edhe 19 paraqitje me kombëtaren shqiptare, duke shënuar edhe dy gola. Ai debutoi me fanellën kuqezi më 10 tetor 1985 në barazimin 1–1 kundër Greqisë në Tiranë.

/a.r,OraNews