Në Shkodër ende 1800 ha nën ujë, në Lezhë dalin në pah pasojat e përmbytjes

Tërheqja e ujit nga fusha e Zadrimës po zbulon dëmet që ka shkaktuar në bujqësi.

Për vlerësimin e dëmeve institucionet thonë duhet ende kohë, por fermerët nuk kanë besim se do të kompensohen.

Banori :"Jo, jo nuk presim me marr gjë. Ça ka me na ba, as shteti, as kërrkush."

Përmbytjet në fushat e Lezhës janë të vazhdueshme, por në këto përmasa nuk ishte parë prej shumë vitesh.

Banor :"Ka vite që s'ka dalë ky ujë ."

Fermerët thonë se shkak ishte mos ndërhyrja siç duhet në kanalet kulluese.

Banor :"Jo me shku tu i bo skarpata , a kupton ? Me i bë bukur, duan të ken volur ato për me marr ujë."

Tërheqja e ujit ka nisur edhe në Shkodër, por 1880 hektarë ende konsiderohet e përmbytur.

Oboti po ashtu mbetet i izoluar për shkak se uji në rrugë arrin 80 cm.

Bashkia e Shkodrës thotë se vijon shpërndarjen e bazës ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e bllokuara.