Spërkati me lëndë djegëse fqinjët teksa ishte i dehur, arrestohet 38 vjeçari

Një 38 vjeçar është ndaluar nga policia në Elbasan pasi dyshohet se ka spërkatur me lëndë djegëse fqinjët pas një debati.

Në pranga ka rënë Ç.Z., banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta nën efektin e alkoolit u ka hedhur në trup lëndë djegëse në trup dy fqinjëve të tij S.Sh. dhe K.Sh..

Dy fqinjët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.