Aksident me vdekje në Korçë, makina përplas këmbësorin, dyshohet se ishte i dehur

Një 55-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës.

Shtetasi Adriatik Gishta është përplasur nga një automjet ndërsa po ecte në rrugë, duke mbetur i plagosur rëndë

Dyshohet se 55-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Ai është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë.

"Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

Drejtuesi i mjetit Kerjol Dervishaj u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.