Lura në terr dhe e izoluar, banorët të bllokuar prej 6 ditësh
Lura është në terr dhe e bllokuar prej gati një jave. Shirat atje kanë shkatërruar shtyllat elektrike dhe kanë përmbytur rrugë. Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi kërkoi angazhim dhe reagim të pushtetit vendor që sipas tij ka braktisur banorët.
Prej më shumë se një jave Lura gjendet në terr.
Banorët e disa fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike pasi reshjet e dendura të shiut rrëzuan shtyllat elektrike.
Shiu dëmtoi rrugët rurale ndërsa një prej livadheve u kthye në liqen.
Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi kërkoi angazhim të pushtetit lokal, që sipas tij ka braktisur banorët.
Gjunkshi: I bëj thirrje qeverisë që të marrë të gjitha masat dhe të krijojë mundësitë që të lëvizin banorët.
Përveç situatës së vështirë nga moti, banorëve u vështirësohet jetesa edhe nga mungesa e energjisë elektrike.
Banorët: Mungon infrastruktura dhe sheti nuk ëhstë prezent fare.
E rëndë situata ishte edhe në Zall Dardhë. Banorët aty janë të bllokuar prej 6 ditësh pasi ura që i lidhte me zona të tjera u shkatërrua nga prurjet e rrëmbyeshme të përroit të Lashkizës.
Xhemal Gjunkshi denoncoi firmën kontraktore Aleko Impeks, e cila ka përfituar tender me vlerë 1.7 miliardë lekë.
Gjunkshi: Mirëmbajtjen e kësaj rruge e ka nipi i Sadri Abazit.
Aspak ndryshe paraqitet gjendja në fshatrat e tjerë të Dibrës
Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave e gurëve në rrugët rurale duke shkaktuar vështirësi në lëvizje.

