Në Astir, rrugët si në mesjetë, banorët: Bashkia të mos reklamojë lulishtet

Banorët e rrugës "Loni Ligori" në zonën e Astirit vijojnë të kërkojnë asfaltimin e rrugës e cila është në gjendje katastrofike prej vitesh.

Sipas tyre mes pluhurit dhe gropave në kohë me shi kalimi bëhet edhe më i vështirë ndaj kërkojnë marrjen e masave sa më parë.

"Gropa, ujë mbushet gjithë ditën."

"Plehra, baltë, kur bie shi nuk kalon dot."

Qytetarët i bëjnë thirrje Bashkisë që të shohë zonën ndërsa i sugjerojnë nga ana tjetër të mos reklamojë lulishtet.

"I bëjmë thirrje bashkisë të vijë të hapë sytë aty ku duhet jo vetëm nëpër lulishte."

Në këtë situatë kaotike mes gropa dhe baltës krijohet dhe trafik.

"Makinat prishen komplet."

Një tjetër problem për këtë lagje të re është dhe mungesa e hapësirave për fëmijët apo të moshuarit.