IKMT zbarkon sërish në Astir dhe shemb 5 objekte, banorët: Veliaj hodhi në rrugë banorët për pallate

Banorët e Astirit, shtëpitë e të cilëve u shëmben gjatë ditës së sotme, akuzojnë kryebashkiakun Veliaj që nuk e ka mbajtur premtimin që do ti strehonte. Ato denoncojnë faktin që IKMT po shemb shtëpitë e tyre për ti hapur rrugë kullave shumëkatëshe. 

Këtë të hënë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi aksionin për lirimin e banesave që preken nga projekti Unazës së Madhe, Loti i tretë.

Të pranishëm në zonë ishin forcat e policisë bashkiake dhe asaj të rendit, si masë parandaluese nëse do të kishte kundërshti nga ana e banorëve, por situata ishte e qetë.

Të pranishëm gjatë shëmbjes, banorët e Astritit e akuzuan kryebashkiakun Veliaj që po ndërton pallate.

"Këtu nuk po prishen për ti hapur rrugë një projekti, këtu do të vazhdojnë pallatet.Shikoni nga "Kodra e Diellit", të gjitha malet i bënë vila për pastrimin e parave".

Sipas tyre, Veliaj nuk ka strehuar asnjë familje, duke i lënë në mes të katër rrugëve.

"As strehë dhe as bonus, kush të jep bonus hajdutët, Erion Veliaj?! Jo, ata nuk ngopen për vete."

"Veliaj, ai kriminel, gjakpirës, të thotë që ka strehuar një banor të Unazës së Re."

Me dhjetëra banorë, shtëpitë e të cilëve do të prishen për shkak të zgjerimit dhe rehabilitimit të plotë të Unazës së Re nuk janë strehuar, duke përfunduar në rrugë të madhe.