Banorët e Sharrës, protestë me 21 janar kundër landfillit: Kompensim të tokave me çmimin e tregut

Banorët e Sharrës paralajmërojnë protestë para Kryeministrisë më 21 janar pasi thonë se prej tre muajsh nuk kanë marrë përgjigje për kompnesimin me çmimin e tregut për tokat që u ka zënë landfilli. Zgjerimi i këtij objekti sipas tyre u ka zënë puset e ujit, por ka vënë në rrezik edhe varrezat dhe xhaminë e fshatit.

Me pankarta në duar, banorët e Sharrës protestuan duke kërkuar dëmshpërblim me çmimin e tregut për tokat që u ka zaptuar projekti i zgjerimit të landfillit.

Banori: Ne kërkojmë projektin e landfillit, të na dëmshpërblehet toka se me çmim qesharak me 4 mijë lekë metrin sa tallen këto

Prej tre muajsh kërkesa e tyre ka mbetur pa përgjigje nga landfilli dhe Bashkia Tiranë.

Banori: Nuk ka përgjigje

Më 21 janar thonë se do të protestojnë para kryeministrisë edhe pse pretendojnë se janë kërcënuar për të ulur zërin.

Banori: Ne nuk do ta ndalim protestën, do shkojmë në Elbasan, Fier, Shkodër, ku të na thërrasin. Kjo është një fushatë kundër mafies, kundër krimit, për t'i thënë ndal Erion Veliaj dhe çdo bande tjetër që kërcënon banorët.

Banori: Kush del në protestë, i arrestojnë, i bëjnë në presion, çojnë letrën në Prokurori, mos dilni më se do ju arrestojmë. E morëm këtë vendim më 21 janar, i bëjmë thirrje opozitës, Presidentit, kushdo që të jetë të na mbështesë, ne nuk po kërkojmë as punë asgjë tjetër. Rrugë po kërkojmë

Zgjerimi i landfillit ka zënë sipërfaqe toke ku banorët e Sharrës kanë pasur puset e ujit, ndërsa ndërhyrja në zonë rrezikon dhe varrezat 500 vjeçare dhe xhaminë e fshatit.