Rama krahasohet me 2010: Oboti, e vetmja zonë që mund të dalë jashtë kontrollit

Pa çizme dhe pa kryebashkiaken e Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën Obotit, e cila rrezikon të dalë jashtë kontrollit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Kreu i qeverisë ka evituar demokraten Voltana Ademi, e cila pak minuta më herët në të njëtën zonë shoqëroi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Rama: Jemi në një situatë që mund ta konsiderojmë në kontroll duke përjashtuar Obotin. Ajo që më shqetëson është që sot dhe gjatë natës do ketë reshje intensive. Ku do të ketë bllokime do të shtojmë forcat me ushtri, mjete të luindrimit.

Edhe në një situatë kur vendi rrrezikohet nga përmbytjet, Kryeministri nuk arrin ta ndajë gatishmërinë për të përballuar gjendjen nga fushata elektorale në Lezhë.

Por ndryshe nga shefi i tij, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu jep alarmin se situata në lagjen "Varosh" është kritike dhe mund të rrezikojë shembjen.

Ndreu: Kërkon ndërhyrje urgjente sepse situata mund të agrovojë. Kemi evakuar një kopësht fëmijësh dhe 40 familje.

Rama: 40 familje është një numër shumë i vogël, në 2010 u mbushën konviktet, palestrat dhe shtëpitë e kushërinjve me njerëz, ngordhën bagëti dhe u bë hataja.

Edhe gjatë vizitës në Gjadër të Lezhës, në një nga zonat më të rrezikuara nga reshjet e vazhdueshme, kreu i qeverisë ka krahasuar situatwn e ditëve të sotme me 10 vite më parë.

Rama: Me çfarë keni parë në të kaluarën nuk duhet me u qa.

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, Rama nuk ka ngurruar të ftojë demokratët lezhianë për të parë punën e bërë nga socialistët.

Rama: Demokratët e zgjuar nuk mund të thonë që këtu nuk është bërë gjë, kjo është në rregull.