Shkumbini drejt pikës kritike, Braçe thirrje banorëve në Facebook: Largohuni menjëherë

Reshjet intensive të shiut në Elbasan kanë çuar në rritjen e nivelit të lumit Shkumbin.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me situatën ku nga Facebook u bën thirrje banorëve afër lumit të largohen vetë e të largojnë bagëti, mjete e çka tjetër nga  buza e lumit në argjinaturë menjëherë

Reagimi i Braçes:

Shkumbini po sjell rrezik.

Prurjet e lumit Shkumbin prej mëngjesit të sotëm janë rritur me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë.
Cdo banor i Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë,Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga  buza e lumit në argjinaturë tani.
I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë shkumbinit nga Papri, në Peqin, Rrogozhinë.
Edhe njëherë!
Hiqni cdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinaturë tani!