Shkëndija elektrike djeg makinën në Tiranë, shpëton paq shoferi 25-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2021, 14:20
Një automjet u përfshi nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R.S., 25 vjeç.
Nga flakët ka vetëm dëme materiale në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.