Zyrtare/ Pozitivë me Covid-19, Rebiç dhe Kruniç mungojnë kundër Juves

Lajme jo të mira për Milanin në prag të ndeshjes kundër Juventus.

“AC Milan komunikon se Ante Rebiç dhe Rade Kruniç kanë rezultuar pozitivë në tamponët e kryer dje para ndeshjes kundër Juventus. Futbollistët janë asintomatikë ndërsa janë futur në karantinë”, thuhet në njoftim, raporton Ora News.

Sipas klubit kuqezi, pjesa tjetër e skuadrës ka dalë negative.

Kujtojmë se për këtë sfidë nuk është i gatshëm as Zlatan Ibrahimoviç i dëmtuar dhe Tonali i pezulluar.

Nga ana e Juventus, mungojnë Juan Cuadrado dhe Alex Sandro, edhe këta të infektuar me Covid-19 si dhe Alvaro Morata i dëmtuar.

/a.r,OraNews