Përforcimi më i ri i Vllaznisë, Avdijaj për Ora News: Do shpërblej besimin e Bërdariç

Albion Avdijaj, blerja më e re e Vllaznisë, në një intervistë me Skype për “Sport Magazine” në Ora News ka rrëfyer arsyet që e shtynë të zgjidhte kryesuesit e Superligës.

Sipas ish-sulmuesit të Kombëtares Shpresa, eksperienca zhgënjyese te Tirana është lënë pas krahëve, ndërsa premton maksimumin për Vllazninë.

“Ndjehem mirë. Tani kam dy ditë këtu. Është firmosur kontrata. Kam qenë në kontakte që moti me Bërdariç. E njoh që prej 5 vitesh. Kështu kemi folur, kemi biseduar”.

Ju erdhët me bujë te Tirana, ndërkohë po të shihni statistikat nuk keni asnjë minute të luajtur?

Albion Avdijaj: Siç e thashë edhe sot në konferencën e shtypit nuk kam çfarë të them çfarë ka ndodh, çfarë nuk ka ndodhur. Atë e di Tirana. Ai është një kapitull I mbyllur për mua.

Patët një moment të keq te Tirana, tani me Bërdariç gjërat do të ndryshojnë?

Albion Avdijaj: Të gjithë duhet të gjejmë gabimin te vetvetja, kështu që unë e di se duhet të punoj shumë për vete. Për të[ ndihmuar ekipin dhe për ti kthyer besimin që ka tek unë Brdariç. Ai i di kualitetet e mia. Unë premtoj se do të jap maksimumin tim për Vllazninë.

26-vjeçari i lindur në Zyrih, 1.91 m i gjatë, ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe për skuadra si Debreceni në Hungari apo Grashopers në Zvicër.