As Ronaldo e as Messi, ja futbollistët më të shtrenjtë në botë

Si çdo vit, CIES ka listuar futbollistët me vlerën më të madhe në tregun e merkatos. Dhe nëse ndokush pret të shohë Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon, do të zhgënjehet.

Në Top 10 bie në sy në dominimi i Premier League-s, ndërsa Serie A nuk ka asnjë futbollist mes më të shtrenjtëve, shkruan Ora News.

Duke marrë parasysh 5 ligat kryesore evropiane, observatori zviceran i futbollit llogarit duke vlerësuar transferimin e secilit lojtar përmes një algoritmi që merr parasysh parametra të ndryshëm, duke përfshirë llojin e lojtarit (kohëzgjatja e kontratës, mosha, statusi ndërkombëtar, karriera, performanca), klubi (niveli sportiv dhe ekonomik) dhe konteksti ekonomik (inflacioni).

Futbollistët më të shtrenjtë në botë

1. Marcus Rashford (Manchester United) 165.6 milionë euro

2. Erling Haaland (Borussia Dortmund) 152

3. Trent Alexander-Arnold (Liverpool) 151.6

4. Bruno Fernandes (Manchester United) 151.1

5. Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) 149.4

6. Jadon Sancho (Borussia Dortmund) 148.3

7. Joao Felix (Atlético Madrid) 141.5

8. Alphonso Davies (Bayern Monaco) 139.2

9. Raheem Sterling (Manchester City) 136.9

10. Kai Havertz (Chelsea) 136

Futbollistët më të shtrenjtë në Serie A

1. Achraf Hakimi (Inter) 113.7 milionë euro

2. Lautaro Martinez (Inter) 105.5

3. Matthijs de Ligt (Juventus) 104.1

4. Romelu Lukaku (Inter) 97.6

5. Dejan Kulusevski (Juventus) 83.4

6. Nicolò Barella (Inter) 78

7. Fabian Ruiz (Napoli) 72.6

8. Théo Hernandez (Milan) 72.3

9. Piotr Zielinski (Napoli) 67.9

10. Rodrigo Bentancur (Juventus) 63.2