Pamje që s'duhen humbur/ I riu e merr me not fushën e përmbytur të futbollit në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2021, 14:15
Nuk mungojnë “njerëzi e çmendur” edhe kur vendi përballet me kushte të vështira atmosferike dhe përmbytje.
Mes shumë pamjeve të publikuara ditën e sotme spikat ajo e një të riu në Gjirokastër, i cili zgjedh të shijojë përmbytjen duke bërë not në shi.
Pamjet vijnë nga Derviçani, aty ku fusha e futbollit u shndërrua në një mini-liqen si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun e Gjirokastrës dhe të gjithë vendin gjatë orëve të fundit.
/a.r,OraNews