FOTO/ Nard Ndoka "kopjon" Ramën, shkon me atlete te Meta

Nard Ndoka di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen.

Pas batutave pikante që lëshon herë pas here, sot kryedemokristiani shqiptar ka surprizuar me veshjen e tij gjatë një takimi të zhvilluar në Presidencë teksa shoqëronte homologun e tij nga Kosova.

Lexo edhe:

Meta pret kreun e demokristianëve të Kosovës: Të forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat

Ish-deputeti dhe ish-ministri kishte zgjedhur të vishte atlete në vend të këpucëve, një veprim që e shohim shpesh te kryeministri Edi Rama, shkruan Ora News.

Ky i fundit justifikohet me faktin se e bën këtë zgjedhje për arsye shëndetësore, po Nard Ndoka?...

/a.r,OraNews