Përmbytjet, Vasili: Shqipëria në hall, ku janë sot ata që kur mbjellin një pemë rrinë 1 orë në televizion

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për media theksoi situatën e rënduar që po kalon vendi për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve.

Vasili shprehet se  në këtë situatë emergjente nuk shihet asnjë ministër e as Kryeministri të interesohen për problematikat që po kalojnë qytetarët.

Petrit Vasili: Shqipëria është mbërthyer nga përmbytjet dhe një situatë motit e jashtëzakonshme. Ka krijuar probleme shumë të mëdha për qytetarët.  Ju jeni mësuar të shikoni pafund në media në mënyrë të përditshme qeverinë e cila ndan çelësat e ndonjë shtëpie të riparuar apo mbajnë shoën e radhës. Sot Shqipëria është në hall. Sot i duhen qeveritarët.  Mjaft rrethe janë mbërthyer në darën e pasigurisë dhe ku nuk shikon këmbë ministri apo struktura të emergjencave civile. Po çahen rrugët të cilat sapo janë riparuar. Kjo është cilësia e mirëmbajtjes.  Këta ministra e kryeministër që flasin për gjithë budallaqet e botës janë zhdukur nga qarkullimi. Këta që mbjellin  një pemë dhe rrinë 1 orë në televizion ku janë sot?   Ku janë emergjencat civile?  Këtu nuk po flet thjesht opozita flasin vetë ngjarjet