Mashtroi mikun e tij duke i shitur dy herë apartamentin, kërkohen 5 vite burg për biznesmenin e ndërtimit
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burgim për biznesmenin e ndërtimit Andon Pango, të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”.
Pretenca është dhënë në gjykatën e Tiranës, pasi biznesmeni Pango ka mashtruar shtetasin Alush Alla, me shitjen e një apartamenti në zonën e “Kopshtit Zoologjik” në Tiranë dhe me një sipërfaqe dyqani.
Në përfundim të pretencës, prokurori i çcështjes kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të biznesmenit Alush Alla, dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.
Më tej prokuroria e Tiranës, kërkon që nga ana e të pandehurit Andon Pango, të riparohet dëmi financiar i shkaktuar Alush Allës, duke i kthyer shumën e parave të marë nëpërmjet mashtrimit ose të dorëzojë apartamentin.
Mes dy personave të përfshirë në këtë konflikt gjyqësor disa vite më parë ka pasur një marëdhënie shoqërore, por biznesmeni i ndërtimit Andon Pango, në një marrëveshje kontraktuale për blerjen e një apartamenti dhe dyqani, e ka mashtruar mikun e tij, Alush Alla.
