Milo: Rezultati i 25 Prillit, i ngushtë. Vështirë të ketë stabilitet politik
I ftuar në "Politik On", në RTV Ora, ish ministri i jashtëm Paskal Milo bëri një parashikim rreth rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.
Sipas politikanit me eksperiencë, kushdo palë që do të fitojë, rezultati do të jetë i ngushtë.
Sipas tij, kjo gjë do ta bëjë jetën politike dhe parlamentare në vend më shumë delikate dhe më të cënueshme.
Paskal Milo: Do të ketë një agresivitet në retorikën të grupimeve që do të garojnë dhe kryesisht midis dy-tre partive kryesore politike që tashmë dihen. Dhe rezultati, për nga mënyra se si po zhvillohen ngjarjet, dhe ato sondazhe duke u hequr subjektivizmin, rezultati do të jetë i ngushtë. Për mua gjithnjë. Në të dyja variantet: edhe nëse fiton mazhoranca, edhe nëse fiton opozita.
Do të kemi një rezultat të ngushtë, i cili nëse do të përkthehet me vende në parlament, do ta bëjë jetën politike dhe parlamentare shumë delikate, shumë të cënueshme dhe vështirë që mund të ketë stabilitet politik.