Koka e Naço te PS, Balliu: Ramës nuk i del korrupsioni i vet, kërkon dhe korrupsionin e ministrave të LSI

Një ditë më parë rrjetet sociale u "pushtuan" nga një video e kryeministrit Rama dhe deputetit Lefter Koka teka joshnin ish-deputetin dhe ministrin e LSI Nasip Naço duke i kërkuar këtij të fundit të takohen “për një gotë verë”.

E në fakt në të njëjtën ditë, Nasip Naço nga Berati deklaroi largimin nga LSI dhe kalimin në PS, duke u shprehur se të ardhmen e sheh te kjo e fundit dhe se Berati e Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike.

Por botuesi Fahri Balliu i ftuar në Rtv Ora nuk sheh moral politik te kjo qasje e Ramës.

Balliu: Ky akuzon ministrat dhe LSI për korrupsion, që LSI e ka bërë korrupsionin, ky që është shpikësi i vjedhjeve maksimale në sistemin demokratik dhe ky tani kërkon ministrat e kësaj. Nëse LSI ishte e korruptuar, kush ishte ai rojtari te dera apo ministrat? Këtij nuk i del korrupsioni i vet por kërkon dhe korrupsionin e ministrave të LSI të cilët i ka etiketuar si të korruptuar.

Balliu ia lejon vetes të bëjë edhe parashikimin e fatit të ish-ministrave të LSI-së.

Balliu: Sa i përket karakterit të tyre politika është mësuar me këtë që me Hamza Kastriotin, ka sa të duash, fundi i këtyre dihet, do ti hedhë ashtu si i ka pritur.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana