Vizita në Greqi, Balliu: Askush nuk do të na e marrë detin por Rama duhet të thirret nga Këshilli i Sigurisë
Pas një vizite dy ditore në Ankara dhe marrëveshjeve të arritura me Presidentin turk Erdogani, kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë të premten drejt Athinës.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije Rama do të takojë Kryeministrin Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm grek gjatë së premtes, 8 janar 2020.
Botuesi, Fahri Balliu,i ftuar në Rtv Ora kur pyetet se çfarë do të ndodhë nesër në Greqi thotë se Rama që kur ka marrë detyrën e Kryeministrit ka mungesë të theksuar të transparencës për vizitat jashtë.
Balliu: Që kur është bërë kryeministër dhe deri më sot nuk ka pikën e transparencës së veprimtarisë së qeverisë.Nuk zbatopn asnjë protokoll të vizitave të tij të jashtme.
Për këtë, vijon ai ka nevojë të thirret nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Por nga ana tjetër është i sigurt se Greqia nuk do të përfitojë asgjë në kurriz të Shqipërisë.
Balliu: Një ditë do të japë llogari. Nuk do të na e marrë ne detin njeri, të mos ketë merak njeri. Nuk ka lëvizje të tilla në Europë. Nuk mendoj që Shqipërisë do ti mungojë ndonjë gjë. Është një faktor që duhet parë me gjithë fuqinë rajonale që nuk është i pakët.
Fqinji ynë jugor ka nisur përgatitjet për mbylljen e gjireve të saj në detin Jon, ndërsa qeveria shqiptare ende vijon ta shoqërojë këtë proces me mungesë të transparencës.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana