Doda: Rama bipolar, arrogant me ata brenda, kokëulur e servil me ata jashtë

E ftuar në PolitikOn në RTV Ora, politikania Mesila Doda u shpreh se duhet të kemi marrëdhënie shumë të mira me fqinjët, por mënyra e personalizuar dhe për ta përdorur si një karshillëk kundrejt BE-së nuk mund të jetë diçka serioze për një shtet.

Doda: Duhet të kemi marrëdhënie shumë të mira me fqinjët, por mënyra e personalizuar dhe për ta përdorur si një karshillëk kundrejt BE-së nuk mund të jetë diçka serioze për një shtet.

Turqia ka pasur gjithmonë paketa në nevojë, prandaj nuk mund të përdoren për propaganda para zgjedhjeve. Ne duhet të kemi një politikë të jashtme me serioze. Nuk mund të tregojmë barcaleta si zgjidhja e Turqisë me Greqisë. Këto nuk i takojnë liderit global, me gjithë vanitetin që e karakterizon.

Rama sillet si një person bipolar që sillet arrogant me ata që ka brenda e përreth, dhe kokëulur e servil me ata që ka nevojë. Ishte me Vuçiçin duke u dhënë epitete liderave të Kosovës. Ndërsa me Erdoganin tha se ai e bëri, por BE jo.