Shirat nxjerrin nga shtrati lumin e Kalasës, përmbyten tokat bujqësore, banorët e paralajmëruan përmes Ora News
Shirat me intensitet të lartë në 72 orët e fundit, kanë nxjerrë nga shtrati lumin e Kalasës. Lumi i cili kalon në fshatin Metoq, në Sarandë ka përmbytur tokat buqësore të më shumë se 50 familjeve.
Pak javë më parë banorët e këtij fshati kishin denoncuar për Ora News hedhjen e plehrave dhe inerteve në këtë lumë, duke e bërë të rrezikshëm gjatë shirave.
Probleme nga moti i keq, me shira të rrëmbyer, përmbytje të tokave dhe banesave pati sot edhe në disa fshatra të bashkisë Finiq.
Në fshatin Jermë pati rrëshqitje të rrugës. Tek ura e madhe në fshatin Çaush dhe Krabë, lumi i Bistricës doli nga shtrati, duke krijuar probleme për banorët dhe mjetet e kësaj zone.
Fshatrat Finiq, Çlirim, u përmbytën nga kanali KK3. Përmbytje ka edhe në zonën industriale në Vrion.
LEXO EDHE
Gjirokastër, reshjet e shiut rrezikojnë të nxjerrin nga shtrati liqenin e Viroit
Shiu përmbyt Vlorën, në Elbasan bien inertet, Ishmi rrezikon të dalë nga shtrati
Pellgje uji dhe balte në Astir, reshjet e shiut përkeqësojnë gjendjen e rrugëve
Meta i bën thirrje qeverisë dhe bashkive të marrin masa për të shmangur përmbytjet