Edi Paloka drejtues politik i PD-së në Durrës, Gazmend Bardhi në Elbasan

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, do të jetë drejtues politik për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Elbasanit, ndërsa Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, do të jetë drejtues politik për qarkun e Durrësit.

Vendimi u mor këtë të enjte, 7 janar, nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 

Më herët Lulzim Basha caktoi si drejtues politik Bujar Leskajn në Vlorë, Helidon Bushatin në Shkodër dhe Enkelejd Alibeaj në Fier.