Gjirokastër, reshjet e shiut rrezikojnë të nxjerrin nga shtrati liqenin e Viroit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2021, 16:52
Si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, niveli i ujit në liqenin e Viroit është rritur ndjeshëm.
Me reshjet që po vazhdojnë uji i liqenit rrezikon që të dalë nga shtrati.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Ora News, sasia e ujit është e madhe dhe përballohet më vështirësi nga urat dhe kanalizimet.
Ndërkohë, e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut të cilat kanë sjellë vështirësi në gjithë territorin e vendin.