Ademi, plot 70 hyrje dalje në tre shtete, 36 i ka vetëm në Greqi. Udhëtimi i fundit në 4 janar 2020
“Ora News”, zbardh ekskluzivisht të gjitha hyrje daljet e Përparim Ademit nga pikat kufitare të Shqipërisë, me Greqinë, Malin e Zi dhe Italianë.
Njeriu, i cili prej 31 dhjetorit 2020 është kthyer në qëndër të vëmëndjes të medias Shqiptare dhe Helene, jo vetëm për vrasjen me 26 plumba të dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, por edhe për shkak të akuzave të ndërsjellta mes familjarëve për trafik të bebeve, ka dalë nga Shqipëria plot 70 herë.
Përparim Ademi, daljen e parë e ka kryer në qershor 2008 nga pika kufitare e Blladës, duke kaluar në Maqedoni.
Më pas ka vijuar me hyrje dalje të ndryshme në Maqedoni duket përdorur vetëm dy herë pikën kufitare të Qafë-Thanës.
“Ora News”, ka mundur të analizojë me saktësi të gjithë lëvizjet e killerit të dy motrave, ku rezulton se nga periudha 30 dhjetor 2005 e dei në janar 2020, Përparim Ademi, ka pasur 36 hyrje dalje me Greqinë.
Në këto hyrje dalje rezulton se ai ka qënë herë pas here i shoqëruar me motrat Bardhi dhe Metani, ndërkohë në disa raste janë përdorur tre makina të ndryshme me targa HMM 3282, AA 655 UI dhe KBB 213.
Hyrjen e fundit nga territori grek në atë Shqiptar, Përparim Ademi, e ka të rregjistruar në 11 janar 2020, ku kishte qëndruar vetëm 7 ditë në Greqi.
Që nga kjo periudhë e në vijim, Ademi nuk ka udhëtuar më jashtë shtetit duke qëndruar në Shqipëri.
Ndërkohë, 14 fluturime hyrje-dalje ka nga aeroporti i Rinasit.
Ndërsa 5 hyrje-dalje nga nga porti i Rinasit në drejtim të Italisë. Të 70 hyrje-daljet janë në verifikim e sipër nga prokuroria e Tiranës, për të mësuar rreth aktivitetit që ka pasur Përparim Ademi në shtetin Grek dhe nëse ka vend për dyshime në trafikun e bebeve.
Lexo dhe: Greqia nis hetimet kryesisht për trafikim fëmijësh