Vitore Tusha në krye të Gjykatës Kushtetuese deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

Vitore Tusha do të vijojë të mbajë postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese deri në zgjedhjen e ri të drejtuesit të institucionit në fjalë.
Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.

Vendimi:


"Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e sotme të datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon: Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d të ligjit nr.8557/2000 (i ndryshuar);

Të ngarkojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit;


Të caktojnë përbërjen e 3 kolegjeve për vitin kalendarik 2021, në bazë të nenit 13, shkronja e) të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar;


Të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në mbledhjen e gjyqtarëve, duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre"
.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale fundvitin që lame pas vetëm pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bëri pikëzimin e kandidatëve, Presidenti I Republikës, Ilir Meta nuk vonoi dhe dekretoi emërimin e Përparim Kalos si anëtarin e gjashtë të kësaj gjykate, duke mundësuar kështu arritjen e kuorumit të nevojshëm prej 6 anëtarësh për funksionalitetin e saj.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 6 anëtarë, Vitore Tushën, së cilës i ka mbaruar mandati, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin, Fiona Papajorgji, Altin Binajn dhe Perparim Kalo.

/a.r,OraNews